Sport Ndërkombëtar

Kështu u përplasen futbollistët e Iranit në ndeshjen ndaj Anglisë

Anglia dhe Irani po e zhvillojnë ndeshjen e parë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, shkruan Shqip.com.

Ky duel është i vlefshëm për Grupin B në ‘Katar 2022’ dhe dy skuadrat kërkojnë ta nisin mbarë Kupën e Botës.

Në minutën e tetë, pati një përplasje mes dy futbollistëve të Iranit.

Gjatë një aksioni të Anglisë, portieri i Iranit, Alireza Beiranvand u përplas me një bashkëlojtar.

‘Tre Luanët’ janë favoritë për ta fituar duelin dhe synojnë të marrin tre pikët, ndërsa Irani kërkon të shkaktojë befasinë e parë.

Dy trajnerët tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

/Shqip.com