Lajme Burime të Shqip.com: Kamionët kanë 7 paleta me material për votim në referendumin e Serbisë

Kështu duken fletëvotimet për referendumin serb (Foto)

Dy kamionët që po bartnin material zgjedhor për referendumin që pritet të mbahet me 16 janar në Serbi, janë vendosur në terminalin doganor të pikës kufitare në Merdare.

Sipas informacioneve nga burimet brenda autoriteteve përgjegjëse, të dy kamionët po bartnin shtatë paleta.

Fletëvotimi i referendumit serb.

Shqip.com ka siguruar fotografi të listave të votuesve, fletëvotimeve, raportin e anëtarëve të komisioneve dhe ambientit brenda kamionëve.

Në një nga këto dokumente të shkruar në gjuhën serbe thuhet “Referendumi republikan për vërtetimin e aktit për ndryshime kushtetuese”.

Fletëvotimi i referendumit serb.
Fletëvotimi i referendumit serb.
Fletëvotimi i referendumit serb.
Kamioni që po barte fletëvotimet e referendumit serb.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten mbrëma në pikëkalimin kufitar në Merdare ka ndaluar futjen e materialit që dyshohej se përdoret për referendumin që pritet të mbahet në Serbi.

Siç është bërë e ditur në njoftim, rreth orës 21:40 në këtë pikë kufitare kanë ardhur tri automjete (një veturë dhe dy kamion) me targa të Serbisë, në të cilat kanë qenë gjashtë persona.

“Njësitet policore gjatë realizimit të detyrave dhe procedurave-kontrolleve që zbatohen gjatë kalimeve kufitare, kanë vërejtur se në kamion kishte të ngarkuar material që dyshohej se përdoret për ‘referendumin’ që pritet të mbahet në Serbi”.

“Bazuar në informacionet zyrtare, detyrat dhe autorizimet policore, është ndaluar hyrja në RKS, e këtij materiali i cili po transportohej pa leje përkatëse”, thuhet në komunikatën për media.

Dy mjetet transportuese (kamionët) bëhet e ditur se janë dërguar tek autoritet kompetente doganore, ndërsa pas intervistimit personat me automjetin e tyre janë kthyer mbrapa në Serbi.

“Rasti do të vazhdojë të trajtohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe organet e drejtësisë”./SHQIP.com