Lajme Botë

Këshilli Evropian mbështet aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Këshilli Evropian

Këshilli Evropian po mbështet aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Kryediplomati i bllokut Josep Borrell, tha se ato do ta kenë mbështetjen nga të gjitha vendet anëtare, shkruan CNN.

“Ata do të marrin një mbështetje të fortë nga të gjitha vendet anëtare, sepse kjo rrit unitetin tonë dhe na bën më të fortë”, tha Borrell.

Tutje, Borrell tha se “shpreson”, se NATO do të jetë në gjendje të kapërcjeë kundërshtimet e Turqisë.

“Jam i sigurt se këshilli do të mbështesë jashtëzakonisht … anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. E di që Turqia ka bërë disa kundërshtime. Shpresoj se NATO do të jetë në gjendje t’i kapërcejë ato.”

Turqia, e cila është paraqitur si ndërmjetëse midis Rusisë dhe Ukrainës, ka shprehur rezerva për integrimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se ai nuk do të miratonte  anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO  nëse ato sanksionojnë Turqinë.

Kjo pason komentet e Erdoganit javën e kaluar se ai nuk po e shikonte “pozitivisht” perspektivën e anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO, duke akuzuar si Suedinë ashtu edhe Finlandën për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.