Lajme Botë

Kërkohet zgjatja e marrëveshjes për eksportin e grurit

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që e marrëveshja për eksportin e grurit mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila ishte ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, të vazhdohet. Kështu mund të rifillojë eksporti i drithërave. Sipas OKB-së, kjo është e nevojshëm për të kontribuar në sigurinë globale ushqimore

Marrëveshja fillestare ishte caktuar të zgjaste 120 ditë, me opsionin për ripërtirje më 19 nëntor. Kjo nëse “asnjë palë nuk kundërshton”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të bëjnë çdo përpjekje për të rinovuar Iniciativën e Kokrrave të Detit të Zi dhe të zbatojnë të dyja marrëveshjet në maksimum, duke përfshirë heqjen e përshpejtuar të çdo pengese të mbetur për eksportin rus të grurit dhe të plehrave”, tha ai në një deklaratë.

“Ne theksojmë urgjencën për ta bërë këtë për të kontribuar në sigurinë ushqimore në të gjithë botën. Kjo do zbusë për të zbutur vuajtjet që kjo krizë globale po u shkakton miliarda njerëzve”, shtoi ai.

Marrëveshja çliroi eksportet nga tri portet e Ukrainës – Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhne – të cilat ishin bllokuar që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Me këtë marrëveshje u lejua që afro nëntë milionë tonë drithë të largoheshin nga këto tri porte.

Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave. Konflikti i vazhdueshëm vetëm ka vënë në pah brishtësinë e zinxhirit global të furnizimit me ushqime, kur dy shtetet kryesore janë jashtë tregut.

Më 2021, Rusia dhe Ukraina janë renditur si lidere globale në eksport të elbit, misrit, luleve të verdha për vajra, farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit.

Së bashku, ato eksportojnë pothuajse 30 për qind të furnizimeve me grurë në botë. Rusia eksporton 17 për qind të grurit në nivel botëror. Ukraina eksporton rreth 20 për qind të luleve të verdha për vajra./REL

/Shqip.com