Kërcënohet me jetë Alaudin Hamiti, prezantuesi denoncon në polici familjarin e banorit të “Big Brother VIP”
Prezantuesi i programit “Big Brother VIP”, Alaudin Hamiti e ka denoncuar sot në Policinë e Kosovës një kërcënim me jetë.
Hamiti ka deklaruar sot në Policinë e Kosovës se ka marrë shumë kërcënime nga një person që pretendon se është familjar i një prej banorëve që doli nga ky program Eduard Kuçi.
Hamiti ka deklaruar në Polici së rreth orës 14:30, të ditës së sotme, më rrjetin social Facebook në adresën zyrtare të Klan Kosova, ka marrë mesazhe kërcënuese në drejtim të tij me fjalë kërcënuese si: “Edi (ish banor i programit është nipi jem, ato fjalë që ja ka thënë Alaudini besom se ka me pagu me jetë, si dhe që pe rrit atë ton ka me hongër plumin shpejt”.
Sipas Hamitit mesazhe kërcënuese ka kanë ardhur në forme të shkruar dhe më zë dhe kanë të bëjnë me emisionin e datës 25 nëntor.
Kërcënuesi është Liman Berisha dhe jeton në Itali.
Me rastin po merren Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.
Lidhur me kërcënimet tashmë kanë nisur hetimet.
/Shqip.com