Rozë

Këngëtarja serbe paguan mijëra euro për të huazuar këngën “Leje” të Ronela Hajatit

Këngëtarja serbe, Tea Tairovic dhe Ronela Hajati

Këngëtarja serbe, Tea Tairovic ka krijuar kaos në skenën e muzikës në Serbi me albumin e saj të ri “Balkanija”, të cilin e publikoi pothuajse pa paralajmërim.

Edhe pse të gjitha këngët e saj u bënë hite, dhe në 48 orë ajo tashmë ka disa milionë shikime në YouTube, kënga “Dubai” ishte ajo ra në sy.

Siç shkruan Nova.rs kjo këngë është një ‘cover’ i këngës shqiptare “Leje”, e cila numëron gati shtatë milionë shikime.

Ajo që është interesante është se kjo këngë në origjinal është interpretuar nga Ronela Hajati, e cila njihet edhe si përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovisionin e sivjetmë në Torino.

Ronela që nuk kaloi në finale të kompeticionit dhe rrugëtimi i saj u ndal.

Ndryshe, Ronela në fund bëri edhe shqiponjën me duar./SHQIP.com