Rozë Ndërkombëtar

Këngëtarja e njohur largohet nga muzika, i përkeqësohet shëndeti

Gjendja shëndetësore e këngëtares së njohur Céline Dion, po përkeqësohet dita-ditës.

Sipas “Radar online” këngëtarja, e cila prej disa kohësh vuan nga një çrregullim i rrallë neurologjik (njohur ndryshe si Sindroma e Njeriut të Ngurtë, që prek trurin dhe palcën kurrizore) është dobësuar aq shumë sa nuk njihet më.

Burime të afërta bëjnë me dije se 55-vjeçarja tanimë urren të largohet nga shtëpia, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, dhe nuk ka plane të këndojë kurrë më.

Sëmundja e rrallë e Dion, ndër të tjera, shkakton konvulsione, lëvizje të pavullnetshme të muskujve të fytyrës apo gjymtyrëve dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj zhurmës dhe prekjes. Shkenca nuk ka arritur ende të identifikojë shkaqet e sakta, por studimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një sëmundje autoimune.

Për fat të keq kjo sëmundje nuk kapet në moshë të re, shumica e njerëzve që vuajnë prej saj diagnostikohen nga mosha 40-60 vjeç. Aktualisht nuk ka asnjë kurë për të. Në shumicën e rasteve njerëzit me SPS mundohen ta mbajnë në kontroll me Diazepam, i cili shpesh përdoret si ilaç kundër ankthit.

/Shqip.com