Rozë

Këngëtari kosovar e pranon: Kam vjedhur këngë

Estto

Ernest Zeka, i njohur me emrin e artit si Estto, është një nga kantautorët dhe Dj më të njohur në Kosovë.

Ai së fundi ka qenë i ftuar në “Prive”, ku ka folur për karrierën dhe arritjet e tij.

Estto u pyet nga gazetari nëse kishte vjedhur diçka dhe ai nuk hezitoi të tregonte se ka vjedhur këngë.

“Po këngë kështu naj vijë melodike,”-është shprehur këngëtari.

Projekti i fundit i tij është bashkëpunimi me Sony Malaj i titulluar “Amante”. Kënga që 22 orë nga lansimi numëron 47 mijë klikime në platformën Youtube./SHQIP.com