Rozë

Kënga e saj “Komandant” u bë lajm në mediat serbe – vjen reagimi i Leonora Jakupit

Leonora Jakupi

Leonora Jakupi së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re që mbanë titullin “Komandant”.

Kënga i është kushtuar ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Komandant” u prit mirë në Kosovë, por sigurisht, jo edhe në Serbi.

Madje, disa media atje e cilësuan si “skandal”.

Ndërkohë, titulli i një gazete serbe ishte: “Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën UÇK dhe këndon për nder të terroristëve”.

Kjo ka bërë që reagimi i Leonorës të jetë i menjëhershëm në llogarinë e saj në Instagram.

“Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtarë”, ka shkruar këngëtarja nga Skenderaj.

Ndryshe, Leonora pas këngës “Komandant” ka paralajmëruar edhe një tjetër me titull “Liria ka emër”./SHQIP.com