Këmbësori goditet nga vetura në Prishtinë

Një këmbësor ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë gjatë paradites së të hënës në Prishtinë.
Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se ekipi i mjekëve emergjentë kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore në vendin e ngjarjes.
Ky aksident ka ndodhur rreth orës 08:45 në rrugën “28 Nëntori” në kryeqytet.
Policia e trafikut që ka dalë në vendin e ngjarjes ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
“Rreth orës 08:45 është raportuar për një aksident trafiku rrugor në rrugën ‘’28 Nëntori’’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti. Po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarje ka ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore”, ka thënë Borovci. /Shqip.com