Art Jetese

Kek me krem Mascarpone

Ditët e vikendit, shpesh i shoqërojnë ëmëlsirat.

Sidomos gjatë periudhës së dimrit, kur jashtë bënë ftohtë, dhe shijohet nën ngrohtësinë e shtëpisë, sot ëmëlsira e vikendit do të jetë e përgatitur me krem Mascarpone.

Koha e përgatitjes – 15 minuta

Përbërësit për tavë me diametër 26/28 cm me vrimë në mes ose tavë për plumcake 30x10cm:

300 g miell

240 g sheqer

3 vezë

100 ml vaj luledielli

100 ml qumësht

50 g kakao e hidhur

1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)

1 bustinë vanilje

Për mbushjen:

250 g Mascarpone ose rikota ( gjize pa kripë)

100 g sheqer pluhur

Përgatitja:

Ndezim furrën me 180° C.

1. Në një tas, hedhim me sitë miellin, kakaon, vaniljen dhe sodën. I përziejmë me pirun dhe i lëmë mënjanë.

2. Në një tas tjetër, rrahim me rrahësin elektrik të vezëve sheqerin dhe vezët për 5/6 minuta. Shtojmë më pas me lugë përzierjen që kemi te tasi i miellit, vajin dhe qumështin duke vazhduar akoma përzierjen e tyre derisa të përftojmë një brumë homogjen, shkruan living.

3. Në një tas të vogël, përziejmë me pirun Mascarpone-n me sheqerin pluhur derisa të bëhen si krem.

4. Hedhim te tava e lyer me gjalpë e miell ¾ e brumit, hedhim në mes kremin e Mascarpone-s, duke u përpjekur që të mos prekë anësoret e tavës. E mbulojmë tani me brumin që na ka mbetur dhe e vëmë të piqet në furrë për 40/45 minuta ose derisa kruajtësja e dhëmbëve të dalë e pastër kur të bëjmë provën.