Rozë

Kejvina Kthella rikthehet në rrjete sociale

Modelja, Kejvina Kthjella

Ka disa kohë që modelja e njohur ka vendosur të largohet nga Instagrami pas bërjes virale të një fotografie ky u shfaq me të dashurin e saj.

Pas kësaj ajo nuk ka dhënë ndonjë detaj për të, por vetëm ka vendosur që t’i njoftoi fansat që po largohet që një kohë.

Modelja shqiptare duket se ka bërë një rikthim pas disa javësh me disa fotografi të realizuara nga pushimet.

“Erdha unë”, ka qenë përshkrimi i postimit të modeles.

Kejvina mori komplimente të shumta nga miqtë e fansat që mban në këtë rrjet, përfshirë edhe disa nga bashkëpunëtorët e estradës. 

Kujtojë që Kejvina ka qenë protagonist e një situate aspak të këndshme në Turqi.

Ajo gjatë pushimeve në Bodrum është ballafaquar papritur më një zjarre që ka përfshire vendin ku ajo qëndronte.

Në një video të publikuar në rrjetin social “Instagram”, Kejvina shfaqej duke qarë e shqetësuar, ndërsa partneri i saj përpiqet ta qetësojë.

Lexo edhe:
Kejvina Kthella merr vendimin e papritur, pasi iu zbulua partneri nga këngëtarja serbe

Ndërsa, pas kësaj ajo vendosi që ta mbyllë llogarinë e saj në Instagram.

“Përshëndetje shokë e shoqe! Kam vendosur të çaktivizoj profilin tim të Instagramit për një periudhe pasi kam nevoje të marr pak kohë për veten time të qetësoj mendjen e shpirtin tim. E do rikthehem me gjëra të mira e gjëra të bukura! E di që do ju mungoj. Por do e kaloni edhe këtë. Ju duaa”, ka shkruar ajo./SHQIP.com