Kearns mirëpret shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë
Publikuar:
(01.10.2023 21:01:14)
Deputetja britanike, Alicia Kearns e ka quajtur lëvizje të rëndësishme diskolimin e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror drejt Kosovës, me qëllim të parandalimit së përshkallëzimit të situatës në Ballkan.
Në një postim në rrjetet sociale, Kearns ka shkruar se mosndëshkimi “ngjall përbuzje për sundim të ligjit”, derisa ka bërë thirrje për “frenim, mbrojtje dhe mbajtje të përgjegjësisë”.
Kearns e ka përgëzuar vendimin e ministrit britanik të Mbrojtjes, Grant Shapps, që trupa shtesë të KFOR-it britanik të dërgohen në Kosovë.
/Shqip.com