Lajme

Kati Piri: Në Holandë po ndryshon disponimi për Kosovën për liberalizimin e vizave

Deputetja holandeze dhe anëtarja e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, Kati Piri, ka thënë se disponimi i Holandës rreth integrimit evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor ka filluar të ndryshojë.

Përmes një postimi në Twitter, deputetja holandeze dhe anëtarja e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, është shprehur se në Holandë janë të gatshëm për të rishikuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Pas vitesh të ri-zgjerimit të BE-së nga vetoja holandeze, deponimi po ndryshon në 🇳🇱parlament: – mbështesë kandidaturën në BE  të Ukrainës dhe Moldavisë. Të përkushtuar ndaj kandidaturës së Gjeorgjisë pasi të plotësohen kushtet. Të gatshëm të rishikojmë liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe të  mbështesim fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”

Këshilli Evropian ka bërë publike agjendën e takimit të 23 dhe 24 qershorit, dhe në këtë agjendë nuk është përfshirë liberalizimi i vizave për Kosovën.

Mirëpo gjasat që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të diskutohet në Këshillin Evropian janë të mëdha, kjo pasi që në njërën prej pikave të agjendës që ndërlidhet me çështjet e politikës së jashtme, thuhet se “në dritën e ngjarjeve, Këshilli Evropian mund të trajtojë çështje specifike të politikës së jashtme./Shqip.com