Lajme

Katër aksidente të njëpasnjëshme në Komoran të Drenasit (FOTO)

Aksident në Drenas.

Katër aksidente kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht afër Komoranit të Drenasit.

Nga fotografitë e siguruara shihet një veturë e rrokullisur, ndërkaq të tjera makina janë përfshirë në aksident.

Aksidenti në Drenas.

Shqip.com ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por nuk kishte përgjigje nga ta.

Por, njësitet policore të rajonit të Drenasit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Aksidenti

Në Kosovë po mbizotëron mot me shi – gjë e përkeqëson terrenin e komunikacionit. /Shqip.com

Aksidenti në Drenas.