Sport Shqiptar

Kategorizimi i sportistëve për vitin 2023, Distria e Nora me pikë maksimale

Sot është bërë kategorizimi i sportistëve kosovarë për vitin 2023, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, shkruan Shqip.com.

Me këtë rast, komisioni ka vendosur që xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova t’i vlerësojë me maksimum pikësh, nga 100.

Pas medalisteve të arta olimpike gjendet olimpistja tjetër kosovare, Majlinda Kelmendi me 60 pikë, njëjtë si xhudisti Akil Gjakova.

Ndërkohë, është bërë kategorizimi i sportistëve edhe në sportet si boksi, karateja dhe të tjera. Në total, 35 sportistë janë kategorizuar për vitin 2023, bazuar në rezultatet e tyre.

Të gjithë do të përfitojnë mbështetje financiare nga Ministria Sportit.

/Shqip.com