Sport Ndërkombëtar

Karim Benzema dhe super-modelja Jordan Ozuna po presin fëmijë

Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema, po pret një fëmijë me modelen tërheqëse Jordan Ozuna, e cila ka vendosur të lërë karrierën për t’iu përkushtuar rolit të nënës.

Sipas “ABC”, fituesi i “Topit të Artë” është në pritje të fëmijës së tij të parë së bashku me modelen Ozuna, përcjell Shqip.com.

Lidhja e tyre u konfirmua zyrtarisht gushtin e vitit të kaluar pas shumë spekulimesh.

Çifti pozoi së bashku në Teatrin “Chatelle” në Paris pasi Benzema e fitoi “Topin e Artë”.

“Askush nuk e meriton këtë më shumë se ti, dashuria ime”, shkruante Ozuna në atë kohë në rrjetet sociale.

Raportohet se Ozuna është gati të lërë në pritje karrierën e saj dhe të paktën përkohësisht t’i përkushtohet rolit të nënës.

/Shqip.com