Sport Ndërkombëtar

Kane – prioriteti i Bayernit

Harry Kane

Pavarësisht një sulmi fantastik, Bayern Munchen i mungon një numër 9 që nga largimi i Robert Lewandoskit.

Dhe Bavarezët duket se e kanë gjetur zëvendësuesin ideal.

Ylli i Tottenham, Harry Kane shihet si ideal për të udhëhequr repartin sulmues.

Sipas Sky Sports, në Gjermani kanë parat për të joshur anglezin, por edhe do të varet nga performanca e sulmuesit këtë sezon.

Manchester City provoi të nënshkruante me kapitenin e Anglisë sezonin e kaluar, por Spurs refuzuan çdo ofertë për Kane.

Ai ka pasur një fillim të mirë këtë sezon – me gjashtë gola të shënuara në nëntë ndeshjet e para të stinorit 2022/23.

Sulmuesi me Tottenhamin gjithsej ka 395 paraqitje, ku ka arritur të shënojë edhe 254 gola e 60 asistime.

29-vjeçari ka kontratë valide me Spurs – deri në vitin 2024.

Vlera e tij në tregun e transferimeve – sipas “Transfermarket” konsiderohet të jetë 100 milionë euro./Shqip.com