Lajme

Kamberi Vuçiqit: Dikur e burgosët Kurtin, tash me të duhet të negocioni

Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në kuvendin e Serbisë, ka pasur sot një polemikë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për kryeministrin Albin Kurti.

Përderisa Kamberi fliste për propozimin franko-gjerman në Kuvend, Vuçiq i ka thënë se Kurti është mentori i tij.

Nuk do të jetë e lehtë ta pranoni (propozimin franko-gjerman) për shkak të narrativës anti-shqiptare dhe narrativës për Kosovën”, ka thënë Kamberi.

Ai gjithashtu ka thënë se kritikat kundër kryeministrit Kurti janë të pabaza dhe se ai nuk është “terrorist”, siç është quajtur në Serbi.

Pas fjalës së Vuçiq, Kamberi ia ka kujtuar Vuçiqit arrestimin e Kurtit dhe shqiptarëve të tjerë në vitet 1990, duke thënë se ai ishte shembull i represionit të Beogradit të kryer mbi shqiptarët e Kosovës.

Lexo edhe:
Presidenti serb: Kurrë s’e njoh Kosovën

E ke arrestuar një djalë të ri, tani ai është kryeministër me të cilin do t’ju duhet të diskutoni”, ka thënë Kamberi gjatë debatit me presidentin serb.

/Shqip.com