Lajme

Kamberi uron Krasniqin: Sa më të mira partitë në Kosovë, aq më shumë mundësi për Luginën

Shaip Kamberi - deputet në parlamentin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka uruar kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për pozitën e tij të re të cilën e mori sot, njofton Shqip.com

Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi tha se i dëshiron suksese Krasniqit në udhëheqjen e partisë.

Kamberi më tej thotë se “sa më të mira të jenë partitë politike në Kosovë, ka aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës”.

“Uroj z.Memli Krasniqi për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. I dëshiroj suksese në udhëheqjen e partisë. Përgëzime delegatëve për mbarëvajtjen e Konventës. Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsh.kamberi%2Fposts%2F10157781598756300&show_text=true&width=500

Krasniqi është zgjedhur sot kryetar i PDK-së në Konventën e 10-të të partisë. Ai mori gjithsej 469 vota për dhe shtatë kundër. /Shqip.com