Lajme

Kamberi: Miqësia Rama-Vuçiq nuk ka sjellë asgjë për shqiptarët

Shaip Kamberi pritet të jetë përsëri pjesë e Kuvendi të Serbisë.

Edhe pse zgjedhjet u mbajtën 5 herë Kamberin si deputeti i vetëm  shqiptar në Kuvendin e Serbisë sërish u zgjedh deputet.

Kamberi është shprehur se Serbia donte që të shuante zërin e shqiptarëve.

“Anulimi i disa herë zgjedhjeve, ishte një përpjekje e vazhdueshme. Ishte një përpjekje që shqiptarët të mos kishin zërin e tyre në parlament. Por më në fund, votuesit e zonës 6 në Tërnoc, mbështesin zgjedhjen e tyre, duke kundërshtuar edhe Beogradin”, u shpreh Kamberi.

Kamberi në një intervistë për Syri Tv, ka folur edhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai është shprehur se miqësia Rama-Vuçiq nuk ka sjellë asgjë për shqiptarët në Luginë të Preshevës.

“Në parim jemi për forcimin e raporteve mes Shqipërisë e Serbisë dhe gjetjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Këto procese, besoj se do të reflektojnë edhe një trajtim tjetër të Beogradit ndaj Luginës së Preshevës” është shprehur Kamberi.

Ky proces zgjedhor po tregon se nuk po kemi një trajtim ndryshe të Luginës së Preshevës nga Serbia, ka thënë më tutje Kamberi./Shqip.com