Lajme Botë

Kaliforni: Tornado shkatërrues me zjarr për shkak të motit ekstrem

Tornado - Kalifornia

Një tornado zjarri është kapur në video në Tennant në Kaliforninë veriore.

Është një nga shenjat që tregon motin ekstrem që po kërcënon Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me thatësirën dhe temperaturat e larta rekord.

Edhe pse e rrallë, fenomene të tilla janë parë edhe vitet e kaluara, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Në vitin 2016 një i tillë pati ndodhur në Kalifornia dhe një tjetër në Missouri, më 2018 dy u krijuan sërish në Kalifornia. Në Kalifornia më 2018 një nga tornadot e zjarrit ishte 300 metra i gjerë dhe me temperaturën që arriti në 1480 gradë celsius. Në 2020 po ashtu pati tornado të tillë në Kaliforni.

Me rritjen e numrit të zjarreve në natyrë, ekspertët thonë se mund të presim edhe shtim të tornadove të zjarrit./Shqip.com