Sport Ndërkombëtar

Jurgen Klopp për Mbappe: Nuk jemi të verbër, sigurisht që jemi të interesuar

Bujë e madhe është emri i tij kohëve të fundit.

Kylian Mbappe thuhet se ka arritur marrëveshje me Real Madridin, por asgjë zyrtare.

Megjithatë, trajneri i Liverpool, urgen Klopp ka komentuar rreth situatës së klubit për lojtarin, raporton Fabrizio Romano.

“Sigurisht që jemi të interesuar për Kylian Mbappe, nuk jemi të verbër! Por ne NUK jemi pjesë e kësaj gare Mbappé… ne nuk mund të jemi pjesë e këtyre betejave”, tha ai.

“Duhet të ketë klube të tjera të përfshira, por kjo është mirë, gjithçka është mirë me Kylian”, u shpreh Klopp.

Me këtë deklaratë, gjermani duket se i dha fund “sagës” së yllit parisien, pasi anglezët dhe spanjollët ishin dy destinacionet e përfolura për të – në rast se largohet nga PSG.

Kylian Mbappe

Francezi shkëlqen në skenën evropiane tash e disa sezone, qysh nga mosha 16-të vjeçare – kur edhe drejtuesit e Paris Saint Germain “thyen” kasafortën për të.

Aktualisht, ai ka shifra marramendëse për moshën që ka, duke regjistruar 34 gola në 45 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon.

Ndërsa nga ana tjetër, Klopp ka fokus diku tjetër për momentin.

Gjermani është “në luftë” për Premierligë kundër Manchester Cityt, teksa pikërisht kundër “Los Blancos” përballet më 28 maj në finalen e Ligës së Kampionëve. /Shqip.com