Sport Ndërkombëtar

Joshua e ka zgjedhur trajnerin e ri

Boksieri britanik Anthony Joshua pritet të ndryshojë sërish trajner, në prag të rikthimit të tij në ring, vitin tjetër. Mediat britanike konfirmojnë se trajneri i ri do të jetë një ish-kampion bote, amerikani Roy Jones Jr.

Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka humbur dy përballjet e fundit ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk. Gjatë vitit të fundit, ai ka ndërruar dy trajnerë, duke larguar fillimisht Robert McCracken dhe më pas Robert Garsia. Me këta të dy ai humbi dy përballjet ndaj Usyk.

53-vjeçari Roy Jones Jr. ka trajnuar së fundi një tjetër britanik, Chris Eubank Jr. dhe është gati të trajnojë Joshuan.

“E kam dëgjuar këtë gjë, por ai duhet të vijë të bisedojë sërish me mua dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Jones.

“Ne folëm një ditë për këtë gjë, kështu që do të flasim sërish. Ai do të vijë në palestër dhe do të shohë se çfarë bëjmë. Nëse funksionon mirë mund të vazhdojmë së bashku dhe të synojmë sërish titujt”, u shpreh më tej Troy Jones Jr.

/Shqip.com