Lajme Botë

Joe Biden dhe Natanyahu do të takohen në Uashington

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohen në Uashington.

Kryeministri izraelit do të jetë i pranishëm më 24 korrik në Kongres, ku edhe do të mbajë fjalën e tij.

Ndërkohë Izraeli po studion përgjigjen e Hamasit ndaj një propozimi për marrëveshje që mund të përfshijë lirimin e pengjeve dhe një armëpushim në Gaza, sipas agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad.

“Negociatorët e marrëveshjes së pengjeve i dhanë ekipit negociator një përmbledhje të përgjigjes së Hamasit ndaj marrëveshjes së pengjeve. Izraeli po shqyrton përgjigjen dhe do t’i përgjigjet ndërmjetësuesve”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në emër të Mossad.

Ndërmjetësuesit duke përfshirë Egjiptin, Katarin dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur për muaj të tërë për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e 120 pengjeve që ende mbahen në Gaza, por përpjekjet e tyre kanë ngecur.

/Shqip.com