Sport Ndërkombëtar

Jo vetëm Barcelona, edhe një gjigant evropian në garë për Gundogan

Të shumta kanë qenë thashethemet e përhapura kohët e fundit për të ardhmen e “katalizatorit” të mesfushës së Manchester City, Ilkay Gundogan, ku disa raportime thonë se turko-gjermani do të qëndrojë në “Etihad” e të tjerë e lidhin mesfushorin me një kalim te katalanasit e Barcelonës.

Mirëpo, sipas raportimeve të fundit të prestigjiozes italiane, “Corriere dello Sport”, në gjurmët e kapitenit të “qytetarëve” janë dhe “kuqezinjtë” e Milanit, ku sipas raportimeve, negociatat mes klubit e lojtarit janë në një fazë të avancuar.

“Djajtë” e Milanos kanë besim se do të nënshkruajnë me Gundogan, pavarësisht se mesfushori është ende në bisedime me katalanasit, por gjithsesi lojtari do të vendosë vetë pas finales së madhe të UEFA Champions League, e cila do të zhvillohet më 10 qershor.

/Shqip.com