Sport Ndërkombëtar

Jermell Charlo – kampion i botës në peshën e mesme

Jermell Charlo

Jermell Charlo është kampion i botës – në peshën e mesme.

Boksieri amerikan fitoi me nokaut në raundin e dhjetë – ndaj argjentinasit Brian Castano

Kjo ishte lufta e dytë mes dyshes, pas një barazimi vitin e kaluar.

Kampioni i WBC, WBA dhe IBF, Charlo, 31 vjeç, fitoi rripin WBO të Castanos në Los Anxhelos për të bashkuar divizionin.

“Kjo është e pabesueshme. Unë dhashë gjithçka dhe ky ishte rezultati përfundimtar i saj. Isha shumë i sigurt se ai do të rikthehej sepse ishte vetëm nokdauni i parë, por e dija se kishte mbaruar”, tha Charlo.

Amerikani – tashmë ka 35 fitore në karrrierë dhe vetëm një disfatë.

Ai është vetëm boksieri i shtatë që mban të katër rripat në të njëjtën kohë, duke iu bashkuar lojtarëve si Bernard Hopkins, Terence Crawford, Saul ‘Canelo’ Alvarez dhe Josh Taylor i Skocisë.