Jep dorëheqjen kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau: Krenar që luftova për Kanadanë dhe popullin e saj
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka njoftuar sot dorëheqjen, gjatë një konference për media drejtuar popullit të tij.
Trudeau e nisi fjalën duke thënë se çdo mëngjes që është zgjuar si kryeministër, ai është frymëzuar nga qëndrueshmëria dhe bujaria e kanadezëve.
Ai tha se që kur u bë kryeministër në vitin 2015, ka luftuar për Kanadanë dhe popullin e saj, për të forcuar dhe rritur klasën e mesme si dhe se ka parë vullnetin e vendit për të mbështetur njëri-tjetrin gjatë pandemisë dhe ka punuar në mbrojtjen e tregtisë së lirë në kontinentit.
“Ky vend meriton një zgjedhje reale” në zgjedhjet e ardhshme tha Trudeau, pasi njoftoi dorëheqjen e tij si kryeministër.
Ai u shpre se është bërë e qartë, nëse ai duhet të luftojë “betejat e brendshme” se ai nuk mund të jetë alternativa më e mirë në fletëvotimin për kanadezët.
Trudeau vijoi duke thënë se kjo është arsyeja pse vendi ka nevojë për një seancë të re të parlamentit dhe mbledhja do të shtyhet deri më 24 mars.
/Shqip.com