Lajme

Javën e ardhshme mund të ketë takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë

Dialogu Kosovë-Serbi

Doli në konferencë për media bashkë me ministrin e Shëndetësisë për të folur për pandeminë COVID-19, por brenda diskutimit me gazetarët lindën edhe shumë çështje të tjera. Një nga to edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Një takim i nivelit të lartë mund të ndodh javën e ardhshme.

Kjo çështje i përket edhe Shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell – i cili një takim të nivelit të lartë mes Kurtit e Aleksandër Vuçiqit kishte paralajmëruar.

“Nuk kam kurrëfar informacioni se ka kushtëzime nga ndokush veçse vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë apo jo i përket ndërmjetësuesit siç e quajnë ata veten, përkatësisht zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri z. Josep Borrell dhe emisari Lajçak dhe jo kushtëzimi i palës tjetër”, ka thënë Kurti.

Po, vizita në SHBA?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka folur edhe për vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha pritet të ndodh në fillimin e vitit 2021.

Por, theksoi se nuk do të publikohet agjenda para se takimet të ndodhin.

“Shefi i stafit i Kryeministrit Luan Dalipi është duke e përgatitur vizitën time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të vitit të ardhshëm. Mirëpo ne nuk do të njoftojmë për takimet e veçanta pa u bërë programi i plotë”, tha Kurti.

Në Kuvendin e Kosovës kishte thënë se në nëntor do të gjendet në Uashington.

Takimi s’ndodhi – kjo i ka krijuar hapësirë opozitës për ta kritikuar atë.

Kurti për tragjedinë në Gllogjan.

Autobusi që u sulmua në Gllogjan

Ai gjithashtu gjatë konferencës për media ka shprehur keqardhje që ende askush nuk është arrestuar për atë ngjarje.

Të premten një person kishte sulmuar autobusin duke vrarë tre persona; mes tyre nxënës.

Të dielën e kaluar ata u varrosën – që nga ajo kohë hetimi nuk është ndalur, por asgjë konkrete. /Shqip.com

Lexo edhe:
Gjuha seksiste në aktgjykimin e Gjykatës së Gjilanit, Kurti: Jam i tronditur
Lexo edhe:
Kurti tregon rreziqet e përhapjes së variantit omicron të COVID-19
Lexo edhe:
Kurti tregon rreziqet e përhapjes së variantit omicron të COVID-19