Lajme

Jasharaj: Kurti na tha se deri sa ta kuptoni që unë jam kryeministër derën e keni mbyllur, kjo ndodhi në Qeverinë Kurti 1

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka thënë sindikalistëve që deri sa të kuptojnë që vet ai është kryeministër ata do ta kenë derën e mbyllur.

Në një emision në Kanal 10, Jasharaj tha se kjo kishte ndodhur në kohën sa kishte qenë Qeveria Kurti 1, dhe sipas tij ishte fat i keq që nuk kishte media që ta linin si dëshmi.

Për ta qetësuar situatën i thash i nderuar kryeministër mos u hidhëro me ne sepse unë me të tjerët kemi udhëhequr greva edhe të kryeministrat e tjerë dhe ai reagoi dhe më tha mos me krahaso mua me ata. Mua me tha e di më kënd je por nuk i dha emër partisë, njëjtë i tha edhe kryetarit të Sindikatës së Shëndetësisë, dhe e them më përgjegjësi të plotë se ai tha për deri sa ju nuk e kuptoni se kryeministër këtu është Albin Kurti- dyert i keni të mbyllura”, tha Jasharaj.

Sipas Jasharajt që nga ai takim, Kurti as nuk i ka ftuar dhe as nuk i ka pranuar në takim sindikalistët.

I pari i sindikalistëve, shprehet i bindur që nuk është faji i tyre që vendi është në grevë të përgjithshme dhe ai tha se greva do të vazhdojë deri sa Qeveria të reflektoj ndaj kërkesave të tyre./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022