Lajme Botë

Japonia mbyll reaktorin bërthamor, shkak rreziqet për jetën e njerëzve

Një reaktor bërthamor në uzinën Onagawa të Tohoku Electric Power Co. u mbyll të hënën, vetëm disa ditë pasi kishte rifilluar funksionimin për herë të parë që nga fatkeqësia e vitit 2011.

Reaktori nr. 2 filloi punën javën e kaluar, duke u bërë reaktori i parë që rifillonte pas katastrofës bërthamore të shkaktuar nga tërmeti masiv dhe cunamin, që dëmtoi centralin bërthamor të Fukushimës dhe goditi gjithashtu pjesët bregdetare të provincës Miyagi.

Tohoku Electric njoftoi se po përballej me vështirësi në dërgimin e një pajisjeje për të konfirmuar gjendjen e reaktorit, çka e detyroi atë të ndalonte funksionimin.

Pas fatkeqësisë, Japonia kishte mbyllur shumicën e reaktorëve bërthamorë për të shmangur rreziqet për sigurinë e njerëzve.

Megjithatë, disa reaktorë filluan të rifillonin punën javën e kaluar, pasi kaluan standardet e rrepta të sigurisë të vendosura nga autoritetet japoneze.

/Shqip.com