Kulturë

Japonezi udhëton mbi 7 mijë km për të shkruar ‘martohu me mua’ në Google Earth

Në vitin 2008, Yasushi ‘Yassan’ Takahashi donte të gjente një mënyrë origjinale për t’i propozuar të dashurës së tij.  

Takahashi shkoi në një udhëtim që e mori 7,163 kilometra gjatë një periudhe prej gjashtë muajsh, sipas një videoje të postuar në Google në vitin 2019.

Ai e bëri këtë për të krijuar artin më të madh GPS në botë. Veprimtaria gjithashtu i mblodhi atij një Rekord Botëror të Librit Gines.

Ari GPS ishin fjalët “Martohu me mua” me një zemër e shigjetë në fund, raporton IE.

Për të shkruar këtë mesazh, Takahashi udhëtoi nga ishulli Hokkaido në pjesën veriore të Japonisë deri në brigjet e Kagoshimas në skajin jugor të vendit.

Takahasha u përball me të gjitha llojet e kushteve të motit për hir të dashurisë dhe e dashura e tij nuk e refuzoi propozimin e tij.

Sot, Takahashi ka prodhuar më shumë se 1,000 pjesë arti GPS që shtrihen mbi 100,000 kilometra në 24 vende.

GPS art është kur ju përdorni një app për të gjurmuar lëvizjet tuaja gjatë rrugëve specifike për të krijuar një imazh në Google maps ose Strava (një app fitness tracking).

/Shqip.com