Lajme

Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mbeten në paraburgim

Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka marrë vendime, me anë të së cilave ua ka vazhduar masën e paraburgimit Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Për Krasniqit, gjyqtari i procedurës paraprake konkludon se ekziston një rrezik i moderuar që të arratiset, dhe se ekziston rreziku që ai të pengojë mbarëvajtjen e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët, të cilët kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten në Dhomat e Specializuara.

Sipas vendimit për  Selimin, gjyqtari i procedurës paraprake arrin në përfundimin se rreziqet që ai do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara dhe/ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast. dhe/ose duhet të paraqiten përpara se Dhomave të Specializuara të vazhdojë të ekzistojë, raporton Betimi për Drejtësi.

Gjatë ditës së sotme, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka dorëzuar listën e përkohshme të 40 dëshmitarëve të parë të saj në rastin ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Në bazë të urdhrave, Zyra e Prokurorit të Specializuar (“SPO”) paraqet një listë të përkohshme të 40 dëshmitarëve të parë që do të thirren në gjyq dhe, si të rëndësishme për këta dëshmitarë, deklaratat që synon të kërkojë të pranojë në përputhje me Rregullën 154”, thuhet në shkresën e ZPS-së.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

/Shqip.com