Kulturë Kino

Jackman rikthehet në rolin e Wolverine, në filmin “Deadpool 3”

Aktori Hugh Jackman do të kthehet si Wolverine në filmin e ardhshëm të “Deadpool”.

Kjo u bë e ditur nga aktori Ryan Reynolds, përmes rrjeteve sociale.

“Më duhej të mendoja me kujdes për këtë, duhet të përpiqemi t’i qëndrojmë besnikë personazhit, të gjejmë thellësi të reja, motivim, kuptim. Çdo ‘Deadpool’ duhet të dallohet dhe të jetë i ndryshëm nga të tjerët”, ka thënë Reynolds.

Videoja ka pasur më shumë se 25 milionë shikime, është pëlqyer një milion herë dhe ka marrë qindra mijëra përgjigje – shumë të emocionuar për lajmin – në më pak se një ditë.

Filmi “Deadpool 3” do të jetë i gatshëm pas dy vitesh dhe do të nisë shfaqjen nëpër kinema në kinema më 6 shtator 2024.