Lajme

Jabllanoviq: Nuk është momenti i duhur për zgjedhje në veri të Kosovës

Gjatë ditës së sotme, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me partitë politike për tu koordinuar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në pjesën veriore të vendit.

Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe Aleksandër Jabllanoviq, nga Partia Serbe e Kosovës.

Ai nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e partisë së të tij në zgjedhjet që pritet të mbahen më 18 dhjetor.

“Situata nuk është aq e thjeshtë dhe ka të bëjë me zgjedhjet e thjeshta, është situatë e komplikuar. Duhet të mbajmë sado pak një lloj komunikimi t’i përcjellim sinjalet e duhura të cilat Qeveria e Serbisë na dërgon. Pra tani nuk është momenti duhur për zgjedhje”, tha Jabllanoviq.

Përmes një konference për media pas takimit, Osmani tha se sipas gjitha gjasave data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në veri është 18 dhjetori, por si mundësi është edhe data 11 dhjetor.

/Shqip.com