Art Jetese

Ja se si të përmirësoni shëndetin e zorrëve

Për organizmin e njeriut është i rëndësishëm edhe shëndeti i zorrëve.

Krahas kësaj, ekspertet theksojnë rëndësinë e pasjes së një mikrobiome të lumtur dhe të ekuilibruar të zorrëve.

Por, si mund ta përmirësojmë shëndetin e zorrëve?

 Specialistët tregojnë se një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar është një përbërës jetësor për shëndetin e zorrëve dhe ofrojnë disa sugjerime specifike për të ndihmuar.

Studiuesit thonë se përgjigja është shumë e thjeshtë dhe është në nivel të përgjithshëm. Thjeshtë duhet të hash një dietë të shëndetshme.

Si duket kjo mënyrë e të ngrënit?

Dr. Shilpa Ravella, gastroenterologe dhe asistente profesore e mjekësisë në Universitetin e Kolumbias, thotë se përqendrohuni të ushqimet e plota bimore.

“Ushqimet e plota bimore janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin e zorrëve, sepse sigurojnë fibra për mikrobet tona të zorrëve dhe fibrat janë ushqyesi më i rëndësishëm për ato mikrobe të zorrëve”, thotë Ravela.

Pavarësisht nga rëndësia e fibrës në dietën tonë, vetëm rreth 5% e amerikanëve plotësojnë sasitë e rekomanduara ditore.

“Në këtë vend ne për fat të keq kemi një mungesë fibrash. Ne duhet të shkojmë përtej atyre sasive të rekomanduara ditore për shëndetin optimal të zorrëve”.

Sreenivasan në përgjithësi këshillon ngrënien e më shumë frutave, perimeve drithërave dhe karbohidrateve të cilat janë më pak të përpunuara.

Rekomandimet mund të ndryshojnë për njerëzit që kanë çështje specifike të tilla si sëmundjet celiake, të cilat mund të kërkojnë një dietë më specifike.

“Këto janë të gjitha si koncepte mjaft të thjeshta, por nëse jeni në gjendje t’i bëni këto gjëra, ju jeni duke përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm, i cili përfshin gjithashtu shëndetin e zorrëve,” shpjegon ai.

Ngrënia e një shumëllojshmërie bimësh është gjithashtu një plus.

“Kur mendojmë për mënyra të ndryshme të ngrënies së ushqimeve me bazë bimore, ju mund të hani patate të skuqura dhe ato janë teknikisht ende bimë, por ne duhet të jemi duke ngrënë një shumëllojshmëri të madhe të prodhimeve në supermarket, një shumëllojshmëri të drithërave të plota, bishtajoreve dhe yndyrnave të shëndetshme, si arra, fara dhe avokado,” këshillon Ravella.

Varieteti është i rëndësishëm, sepse studimet kanë treguar se thjesht rritja e gamës së bimëve të konsumuara lidhet me nivele më të ulëta të inflamacionit të trupit.

Përgatitja e ushqimit është çelësi i fundit që shpesh neglizhohet.

“Nuk është diçka në të cilën ne përqendrohemi aq shumë, por teknikat e përgatitjes janë në fakt mjaft të rëndësishme për shëndetin sepse ka një ndryshim midis ngrënies së diçkaje që është shumë e skuqur kundrejt ngrënies së diçkaje që është e hedhur lehtë,” thotë Ravella.

Ka edhe metoda të përgatitjes që mund të jenë tepër të dobishme për zorrët tuaja, si fermentimi.

/Shqip.com