Ja sa kushton një veshje e Beatrix Ramosaj
Publikuar:
(24.02.2022 10:19:19)
Kohëve të fundit, emri i Beatrix Ramosaj është një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë.
Kjo e gjitha pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother Albania VIP” dhe lidhjes me komedianin Donald Veshaj.
E pas eliminimit të saj nga shtëpia, ajo u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale për një kohë dhe në fund zbuloi se ishte në Dubai me shoqet e saj.
E gjatë qëndrimit të saj atje, ajo publikoi një foto me veshjen e saj ku zbulohet çmimi i asaj veshje e cila është marramendëse.
Këmisha e saj Versacé kushton afro 1.000 euro, e çanta e saj Hermes Birkin kushton rreth 55.000 euro.
E lajmet e fundit për Beatrixën konfirmojnë ndarjen e saj nga Donaldi. /SHQIP.com