Izraeli eliminon liderin e Hamasit në Liban, militantët palestinezë e konfirmojnë: U vra në shtëpinë e tij
Publikuar:
(30.09.2024 10:22:40)
Hamasi ka konfirmuar sot se lideri i tij në Liban ishte vrarë në një sulm ajror nga Izraeli, në jug të vendit.
“Fatah Sharif Abu al-Amine, udhëheqësi i Hamasit në Liban dhe anëtar i udhëheqjes së lëvizjes jashtë vendit u vra në një sulm në shtëpinë e tij në kampin Al-Bas në Libanin jugor”, thuhet në një deklaratë të Hamasit.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi një sulm ajror në kampin pranë qytetit jugor të Tirit.
/Shqip.com