Art Jetese

Ish-shoku hedh akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, akoma është në lidhje me Diellzën

Një ish-mik i Gjestit ka hedhur akuza të mëdha në drejtim të banorit të Big Brother VIP Albania.

Në një rrëfim për Prive, në pjesën e promos që u publikua, ai thotë tejet fjalë të rënda për të. Në pjesën e shkurtër të ndarë dëgjohet të ketë thënë se është pa karakter dhe sadist.

Gjithashtu ish-shoku thekson se ai akoma është me Diellzën, vajzën që e përmend edhe në Big Brother.

Ndonëse nuk dihet më shumë rreth kësaj, pritet të mësohen detajet e tjera në vazhdim. Sidoqoftë, këto akuza kanë qenë tejet të rënda dhe mbase do të kenë një bazë.

/Shqip.com