Lajme

Ish-këshilltari i Ministrisë së Arsimit: Në një shtet ligjor, Rrahman Jasharaj do duhej të arrestohet

Ish-këshilltari i Ministrisë së Arsimit, Shkodran Imeraj ka hedhur akuza në drejtim të kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, është shprehur se nëse do të kishte shtet ligjor Rrahman Jasharaj do duhet të arrestohej.

“Shkollat duhet të hapën, ato nuk janë prona të SBASHK-ut, ato jonë prona të popullit. Boll mo me greva. Në një shtet ligjor, Rrahman Jashari, do duhet të arrestohet për prekje të parimeve themelore të Kushtetutës. Shkollimi në vendin tonë është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Ilustrim

Ai më tutje është shprehur se edhe në kohën sa ushtronte detyrën e këshilltarit të Ministrit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka qenë kundër grevës.

Imeraj nga 19 janar i vitit 2018 deri me 3 shkurt 2020, ka shërbyer si Këshilltar politik në Kabinetin e Ministrit Shyqiri Bytyqi në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022