Sport Ndërkombëtar

Ish-kampioni i botës ekspozon gabimisht gruan e tij lakuriq (FOTO)

Andreas Brehme, futbollisti që fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 1990 me penalltinë e tij në finale kundër Argjentinës së Maradonës, tashmë është 62 vjeç dhe është rikthyer në publik për një arsye të gabuar.

Ylli i madh veteran ka dashur të urojë një mik në rrjetet sociale dhe në vend të videos së urimit ka dërguar rastësisht një video të gruas së tij gjysmë të zhveshur!

Videoja bëri xhiron e internetit para se të fshihej por dëmi u bë. Partnerja e tij 56-vjeçare Suzanne Schaefer ekspozoi aksidentalisht gjoksin e saj para botës.

“E morëm vesh vetëm kur telefonuan disa miq. Nuk e kam idenë si ndodhi kjo tani. Dikush duhet ta ketë postuar. Tani e gjithë bota e di se çfarë gruaje të mrekullueshme kam! Nuk duhej të ndodhte, por mund të qesh me veten”, ka thënë Brehme për Bild.

/Shqip.com