Sport Shqiptar

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare i jep fund karrierës (FOTO)

Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gasëhi, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist në fund të këtij sezoni sportiv.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Gashi në Instagram, duke njoftuar fundin e kësaj aventure të gjatë në moshën 34-vjeçare.

“Përshëndetje të gjithëve. Ka ardhur koha të ju informoj që kapitulli im i futbollit do të mbyllet në fund të këtij sezoni. Dua të falënderoj klubet e mia dhe bashkëlojtarët për momentet e paharruara dhe të suksesshme. Një falënderim i madh shkon për familjen time dhe shokët për mbështetjen. Jam shumë i entuziasmuar për të ardhmen dhe çdo gjë që do të vijë. I juaji Shkeli”, shkroi ai.

Gashi aktualisht është pjesë e Aarau në Ligën e Dytë të Zvicrës, teksa më parë ka mbajtur veshur fanellën e Bellinzon, Schaffausen, Xamax, Zuerich, Basel në Zvicër, kurse në ligën MLS në SHBA, ishte pjesë e skuadrës Colorado Rapids.
Për Kombëtaren e Shqipërisë ka luajtur në 17 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

/Shqip.com