Lajme

Ish-drejtori i KEK-ut, Thaçi: Nuk mbahet KEK-u me pensionista të dështuar

Nijazi Thaçi ish-drejtor i KEK-ut

Ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nijazi Thaçi ka reaguar ndaj reduktimeve të energjisë elektrike që po ndodhin në Kosovë.

Thaçi ka shkruar se “nuk mbahet KEK-u me pensionista të dështuar”.

Ndër tjerash, ai ka thumbuar edhe drejtorët aktual të cilët sipas tij “shesin autoritet tek punëtoret e gjujnëzohen para pushtetarëve”.

KEK

Më tej ka thënë se KEK-u ka eksperta dhe punëtorë të zellshëm të cilët kanë nevojë për përkrahje dhe motiv.

“KEK ka shumë eksperta të zot e punëtorë të vyeshëm, vetëm duhet me i përkrah dhe me ju dhënë motive. Na morët në qafë o burra!”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Shqip.com