Sport Shqiptar

Interi firmos me futbollisten shqiptare

Loreta Kullashi është transferimi më i ri te skuadra e Interit në kategorinë e femrave.

Futbollistja shqiptare e cila është lindur në Finlandë, por e rritur në Suedi, ka firmosur me klubin nga Serie A.

25-vjeçarja ishte pjesë e Rosengardit për katër vjet, por tani vishet “ziekaltër”.

Ajo e njeh mjaftë mirë ligën italiane, pasi sezonin e kaluar luajti për Sassuolon në formë huazimi dhe shënoi pesë gola.

Kullashi është pjesë e Kombëtares së Suedisë që nga viti 2018.

Pozita e saj është sulmuese, kurse Interit do t’i ndihmojë që t’i arrij objektivat e sezonit të ri 2024/25.

/Shqip.com