Inter shkëput kontratën me mesfushorin e saj
Inter ka shkëputur kontratën me mesfushorin e saj, Joao Mario, transmeton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes rrjeteve sociale.
📃 | CLUB STATEMENT
An agreement has been reached with Joao Mario for the early termination of his contract 👇https://t.co/rLQDef1yNM
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter_en) July 12, 2021
Kjo marrëveshje është arritur me pajtim nga të dyja palët për të përfunduar bashkëpunimin.
Mario u transferua te skuadra italiane në vitin 2018, dhe gjatë kësaj kohe ka shënuar katër gola në 64 ndeshje.
Por, ai shumë pak luajti me neroazzurët për shkak se që nga viti 2018 ishte gjithmonë i huazuar.
Së pari u huazua në West Ham, pastaj te Lokomotiva e Moskës dhe së fundmi te Sportingu i Lisbonës, klub nga i cili edhe u transferua te Inter./Shqip.com