Sport Ndërkombëtar

Inter nuk mund ta kaloj as Bolonjën

Në duelet e javës së tetë të Serisë A , Interi shpërdoroi dy gola avantazh dhe në fund mori vetëm një pikë në shtëpi përballë Bolonjës.

Në San Siro skuadra e Inzaghi shënoi në minutën e 13-të falë goditjes me kokë të Acerbit nga këndi dhe më tej më Lautaro nga distanca .

Megjithate penalltia e Orsolinit në minutën e 19-të dhe gjuajtja e Zirkzee me këmbën e djathtë në zonë në minutën e 52 i ngrinë buzeqeshjen të zotëve të shtëpisë.

Zikaltrit tani rrezikojnë të rrëshqasin në vendin e dytë në rast se Milan mund Genoan në transferte.

Futbollisti i kombetares sone Kristjan Asllani hyri ne fushen e lojes ne minutene 83 ne vend te turkut Hakan Calhanoglu.

/Shqip.com