Sport Ndërkombëtar

Inter Miami zyrtarizon Lionel Messin me një video

Lionel Messi ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Inter Miami, duke refuzuar oferta nga shumë klube.

Argjentinasi spekulohej se mund të rikthehet te Barcelona, apo të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, ku luajnë Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, ​​por vendimi i tij ishte ndryshe.

Tani klubi i Inter Miamit ka postuar një video, ku shiheshin lajmet nga më të ndryshimet që e lidhnin Messin me shumë klube.

Në fund shihet emri i Messit me ngjyrat e klubit amerikan.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e marrëveshjes, pasi siç ka thënë argjentinasi, ende nuk është mbyllur gjithçka 100 për qind.

/Shqip.com