Sport Ndërkombëtar

Inter kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Interi ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Atalantës, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë, me “zikaltërit” tashmë që presin të zbulohet kundërshtari i radhës në rrugëtimin për finalen e dytë radhazi në Kupë.

Pjesa e parë ishte e “varfër”, ku me përjashtim të një pretendimi për 11-metërsh, nga ana e “zikaltërve” nuk ndodhi asgjë, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin “e bardhë” 0-0.

Me fillimin e pjesës së dytë, vendasit u hodhën në sulm për të gjetur golin e sigurisë. Një shtyllë nga një goditje jashtë zone tronditi pakëz “bergamaskët” por pa ndryshim rezultati. Ndryshimi ndodhi në  minutën e 57-të e lojës, ku pas një aksioni fantastik Lautaro Martinez pason për Darimian, i cili me një goditje diagonale brenda në zonë nuk gabon dhe kalon vendësit në avantazh, avantazh ky i cili i dha dhe fitoren Interit.

Tashmë, “zikaltërit” do të duhet të presin përfundimin e ndeshjes mes Juventusit dhe Lazios, për të mësuar se kush është kundërshtari i radhës në Kupën e Italisë.

/Shqip.com