Sport Ndërkombëtar

Inter – Barcelona, në qendër të vëmendjes

Gara më prestigjioze në konkurrencën e klubeve të futbollit evropian, Liga e Kampionëve, rikthehet sonte me tetë ndeshje që zhvillohen në kuadër të gjiros së tretë.

Dy ndeshje fillojnë në orën 18:45. Bayern Munich pas fitoreve ndaj Barcelonës e Interit, pret të triumfojë edhe ndaj Viktoria Plzen, ndërsa më me rivalitet pritet të jetë përballja Marseille – Sporting.

Vëmendjen më të madhe do ta marrë super sfida e kësaj mbrëmjeje Inter – Barcelona, një takim që është shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet, që do ta kërkojnë fitoren me ngulm.

Interesante është edhe përballja mes Ajaxit dhe Napolit, ku skuadra italiane kërkon fitore për të mbajtur vendin e parë në Grupin A.

Grupi A
21:00 – Ajax – Napoli
21:00 – Liverpool – Rangers

Grupi B
21:00 – Club Brugge – Atletico M.
21:00 – Porto – Bayer Leverkusen

Grupi C
18:45 – Bayern Munich – Viktoria Plzen
21:00 – Inter – Barcelona

Grupi D
18:45 – Marseille – Sporting CP
21:00 – Eintracht Frankfurt – Tottenham