Iniesta: Xavi do të përshtatet në mënyrë perfekte

Pas zyrtarizimit të Xavit në rolin e trajnerit të Barcelonës, shumë mesazhe urimi, janë bërë në drejtim të tij.
I lumtur për rikthimin e Xavit më “Camp Nou” është shprehur edhe ish-bashkëlojtari i tij, Andres Iniesta, përcjell Shqip.com.
Andres është shprehur optimis që Hernandez do të përshtatet në mënyrë pefekte te katalanuasit dhe ka thënë se ai është i gatshëm për këtë punë.
“Xavi do të përshtatet në mënyrë perfekte, kjo është e sigurt. Jo vetëm për shkak të asaj që mund të dijë për klubin, por edhe sepse është i përgatitur për të. Pra, kjo është gjëja më e rëndësishme, jo vetëm për shkak të asaj që ai përfaqëson si Xavi, por edhe si trajner dhe se si ai është i përgatitur për të përballuar këtë sfidë”, tha ai ndër të tjera.

Ish-numri tetë i blaugranëve i uroi fat dikur shokut të skuadrës, duke i uruar më të mirat për të dhe klubin.
“I uroj atij gjithë fatin në botë dhe jam i bindur se ai do të jetë mirë sepse është përgatitur për atë moment dhe është shumë i emocionuar që mund ta përballojë këtë sfidë. Shpresoj që rrethanat të kenë sukses. I uroj atij më të mirën. Për të si mik, për Barçën, për klubin, sigurisht”, tha për fund Iniesta.
Xavi-Iniesta konsiderohen si ndër mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tyre dhe jo vetëm.
Së bashku, ata kanë fituar çdo trofe të mundshëm në nivel ekipi dhe të kombëtares.
Andres nuk është pensionuare ende nga futbolli aktiv dhe që tri vite është pjesë e skuadrës japoneze, Vitsel Kobe./Shqip.com